Rasti i avokatit Berisha, Oda dorëzohet para presionit të Këshillit Gjyqësor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i avokatit Berisha, Oda dorëzohet para presionit të Këshillit Gjyqësor

    Insajderi
    22 April 2022 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Besnik Berisha e ka mbrojtur që nga fillimi të procesit gjyqësor ka mbrojtur Shaban Gogajn, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt. Derisa procesi gjyqësor po vazhdon, në seancën e 28 qershori të viti 2021, Gjykata e Pejës ka përjashtuar avokatin Besnik Berisha nga e drejta për të mbrojtur të akuzuarin Gogaj.

    Situata do të shkonte përtej Gjykatës dhe do të përfundonte në Odën e Avokatëve.

    Në korrik 2021 Këshilli drejtues i Odës së Avokatëve kishte kërkuar nga prokurori disiplinor i OAK-së që ta trajtojë me urgjencë Iëndën disiplinore ndaj avokatit Besnik Berisha.

    OAK kishte kërkuar nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës që të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së aktvendimeve në lidhje me shqiptimin e gjobës dhe përjashtimin e avokatit Besnik Berisha nga mbrojtja e të pandehurit në atë çështje penale, duke i dalë kështu në krah kolegut Berisha.

    Në shtator të atij viti Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve pati  nxjerr vendim në favor të avokatit Besnik Berisha për këtë rast dhe në vendim thuhej se njoftohet Gjykata Themelore në Pejë, për pushimin e procedurës disiplinore të filluar ndaj avokatit Besnik Berisha.

    Njëkohësisht Gjykata Themelore në Pejë është njoftuar se Oda e Avokatëve të Kosovës nuk do të dërgoi avokat sipas detyrës zyrtare në rastin e Shaban Gogajt.

    Pati presione e zhvillime në këtë rast, dhe i fundit është ai që Oda e Avokatëve tashmë është dorëzuar para Këshillit Gjyqësor. Ka ndryshuar vendimin e saj.

    Këtë e ka shprehur si shqetësim avokati Naim Rudari.

    “Oda e Avoaktëve të Kosovës DORËZOHET para presionit, kanosjeve e hetimeve të kundërligjshme e të padrejta nga akterët e “Drejtësisë” dhe shfuqizon një vendim të drejtë, të mbështetur në fakte të shumta e në një procedurë hetimore.

    Vendimi për mos angazhimit të avokatit sipas detyrës zyrtare në rastin konkret, ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm për ta ndaluar fenomenin e përjashtimit të avokatit nga gjykimi që në historinë e funksionimit të organeve të drejtësisë në Kosovë ishtë NJË dhe i VETMI”, ka shkruar ai në Facebook.

    Pra, sipas Rudarit, është shqetësuese dhe e pakuptimtë kur ata të cilët e kanë nxjerrë vendimin për mos caktimin e avokatit sipas detyrës zyrtare me rastin e përjashtimit të avokatit padrejtësisht nga gjykimi, sot shfuqizojnë vendimin e vet atyre, prapë se prapë duke e cilësuar si të drejtë dhe të ligjshëm por për t’i bërë një nderë KGJK-së të cilët na kanosën në format më të pa pranueshme.

    “Vendimet e KD të OAK-së rezulton se nuk kanë  më vlerë pasi që ato janë lehtë të rrëzueshme e të ndryshueshme.Vendimet e drejta shpesh herë nuk janë populliste, por ato mbi të janë të LIGJSHME dhe të DREJTA por shtëpia të cilës edhe unë i përkas nuk mundi t’i qëndrojë konsistente vendimit të drejtë në raport me vendimin e padrejtë!Pakënaqësi e shqetësim që tek unë mbetet në shqyrtim e sipër!”, shkruan ai në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark