“Serbia e favorizuar nga Brukseli në raport me Kosovën” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Serbia e favorizuar nga Brukseli në raport me Kosovën”

    Insajderi
    22 April 2022 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja thotë se Brukseli ka favorizuar Serbinë në raport me Kosovën, sa i takon proceseve integruese.

    Për “Euronews Albania”, Kraja u shpreh se Serbia është favorizuar më së shumti për shkak të ndikimit të Rusisë, teksa shtoi se potenciali i Kosovës dhe Shqipërisë për ta kundërshtuar diçka të tillë, ka qenë shumë i vogël.

    Sipas akademikut, Bruskeli duhet të ndryshojë politikën e saj në Ballkanin Perëndimor dhe të mos i japë përparësi Beogradit.

    “Serbia është e favorizuar nga Bruskeli. Natyrisht, jo vetëm për shkak të Serbisë por për shkak të Rusisë. Edhe në raport me Kosovën, ajo ishte partneri i favorizuar në Bruksel. Potenciali i Kosovës për ta kundërshtuar këtë, por edhe i Shqipërisë ka qenë i vogël për të shkruar kundër kësaj rrjedhje. Dy muajt e fundit dëshmuan se kjo është e vërtetë dhe se pavarësisht luhatshmërisë që ka Brukseli, qëndrueshmëria politike e këtij koncepti në Kosovë dhe kudo që e ka pasur në Ballkan, është një argument i mjaftueshëm që realisht Brukseli duhet të ndryshojë politikën e vet në Ballkanin Perëndimor”, tha akademiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark