Tërmeti i fortë u ndje në këto vende të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmeti i fortë u ndje në këto vende të Kosovës

    Insajderi
    22 April 2022 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet i fortë u ndje para pak çastesh në Kosovë e gjithë Ballkanin.

    Tërmeti po raportohet të ketë qenë deri në 6 shkallë rihter.

    E ky tërmet, sipas qytetarëve nëpër vende të ndryshme në gjithë Kosovën, është ndjerë fuqishëm, përcjell Insajderi.org.

    Disa lexues kanë treguar në Insajder vendet në të cilat është ndjerë tërmeti, e këto vende janë shumë qytete si Rahovec, Podujevë, Istog, Gjakovë në nivel të lartë, Lipjan, Klinë, Malishevë e edhe në kryeqytet, Prishtinë, ndër të tjera.

    Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,7 ka qenë në Stolac, të Bosnje-Hercegovinës, pranë Dubrovnikut (Kroaci), 234 km në veriperëndim të Tiranës.

    Thellësia e tërmetit ishte 15 km./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark