
Komisioni i BE-së, Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli Evropian raportuan se kanë arritur një marrëveshje të përbashkët në lidhje me negociatat për “Ligjin e Shërbimeve Dixhitale”.
Kjo marrëveshje, do të sjellë rregulla të reja strikte në platformat dixhitale të cilëve do t’ju shtohet përgjegjësia dhe do të kontrollohen për përmbajtje të paligjshme dhe të dëmshme do të rritet
“Ajo që është e paligjshme në jetën reale duhet të jetë e paligjshme edhe në internet”, është parim I ri përmes së cilër do të rregullohen përmbajtjet në rrejte sociale, transmeton Insajderi.
Të drejtat themelore të përdoruesve të internetit tanimë do të mbrohen më mirë. Ëep faqet, portalet dhe kanalet e ndryshme në internet do të duhet të heqin menjëherë produketet, shërbimet dhe përmbajtjet e paligjshme të raportuara.
Përmes këasj, marrëvveshje, po synohet të parandalohet dezinformimi nga rrjetet sociale ku do të rritet edhe transparenca e algoritmeve të tyre.
Sipas ligjit të ri, të miturit do të mbrohen më mirë nga përmbajtjet e dëmshme në internet. Reklamimi i drejtpërdrejtë për të miturit do të ndalohet. Platformat kryesore online do t’i nënshtrohen përgjegjësive shtesë për shkak të rreziqeve specifike që ato paraqesin në shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme ose të dëmshme.
Në bashkimin europian, gjenden më shumë se 45 milionë përdorues të platformave kryesore dixhitale dhe ueb faqeve të kërkimit si Chrome, Mozilla etj, që duhet t’I nënshtrohen rregullave të
Platformat kryesore dixhitale dhe ueb faqet e kërkimit si Chrime, Mozilla etj, do të duhet t’i respektojnë rregulla të reja dhe më të rrepta që do të kontrollohen nga Komisioni i BE-së.
Gjobat për platformat që nuk I respektojnë këto rregulla, arrijnë deri në 6 për qind të xhiros së tyre globale. Në rast të shkeljeve të përsëritura, platformave në fjalë mund të ndërpriten.
BE-ja po përpiqet të përditësojë rregullat e tregtisë elektronike të përgatitura 20 vjet më parë në përputhje me kushtet e ditës.
Pas kësaj faze kërkohet miratimi zyrtar i Parlametit Evroipsn dhe Këshillit të Evropës, në mënyrë që ligji në fjalë të hyjë në fuqi./Insajderi/