Mehaj tregon gatishmërinë e kibernetikëve të FSK-së për t'i përgjigjur sulmeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Mehaj tregon gatishmërinë e kibernetikëve të FSK-së për t’i përgjigjur sulmeve

    Insajderi
    24 April 2022 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ekspertët kibernetikë të e FSK-së të gatshëm të kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo tentative”

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kërcënimet dhe rreziqet kibernetike, si dhe masat preventive dhe reaguese, janë sistematike nga ekspertët e Njësisë për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

    Mehaj ka shkruar në Facebook se operatorët e FSK-së në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative.

    “Siguria kibernetike është një nga sfidat e rëndësishme në botën bashkëkohore, e posaçërisht në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes, për shkak të kompleksitetit të saj.  Prandaj edhe Njësia për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka për qëllim kryesor, që të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe privatësinë e të dhënave të sistemit tonë nga sulmet potenciale kibernetike”, ka shkruar ai.

    Mehaj ka shtuar se fushata e informimit dhe vetëdijësimit për sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e kësaj natyre si dhe masave preventive dhe reaguese, është sistematike nga ekspertët tanë dhe se operatorët tanë në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark