
Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskiy.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë dhe çështje që lidhen me procesin e negociatave., transmeton Insajderi.
Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se duhet të sigurohet evakuimi i të plagosurve dhe civilëve nga Mariupoli, ku situata po bëhet më e trishtueshme dita-ditës.
Duke shprehur se janë të gatshëm të japin të gjithë ndihmën që munden gjatë procesit të negociatave dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe ndërmjetësimin, Presidenti Erdogan u shpreh se edhe çështjen e garantuesit e shohin pozitivisht në parim./Insajderi/
LEXO EDHE: