Ditëlindja e Thaçit festohet edhe në Skenderaj: Sami Lushtaku e pren tortën para statujës së Adem Jasharit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ditëlindja e Thaçit festohet edhe në Skenderaj: Sami Lushtaku e pren tortën para statujës së Adem Jasharit

    Insajderi
    24 April 2022 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, për ditëlindjen e 54-të të Hashim Thaçit bashkë me rininë e partisë dhe qytetarë në Skenderaj kanë prerë një tortë me fotografinë e ish-presidentit.

    Përmes këtij urimi, Lushtaku thotë se dëshirojnë të përçojnë mesazhin se qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

    Ai ka publikuar edhe një foto me Endrin Thaçin, djalin e ish-presidentit.

    Postimi i plotë:

    Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

    Urime të përzemërta mik!

    SL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark