Reagon djali i deputetes së VV- së që përfitoi bursë nga Arbërie Nagavci, fajëson gazetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon djali i deputetes së VV- së që përfitoi bursë nga Arbërie Nagavci, fajëson gazetarët

    Insajderi
    24 April 2022 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas raportimit në media se djali i deputetes së Vetëvendosjes Fatmire Kollçakë, Elion Kollçaku ka marrë rekomandim nga ministria e Arbëria Nagavcit për bursë në Hungari vjen reagimi i tij.

    Përmes një statusi në Facebook, Elion Kollçaku është munduar të arsyetoj rekomandimin e ministres së Arsimit duke fajësuar gazetarët.

    Ai ka thënë se gazetarët nuk po i shohin sukseset dhe arritjet e tij përgjatë studimeve. Këto ai është munduar t’i renditë në këtë status duke përmendur arritjet e tija në arsim.

    “Për habi, nga disa gazetarë, që në këtë rast më vjen keq t’i quaj kolegë, nuk u ngritën si çështje kurrë deri tani këto më sipër! Kanë harruar të njëjtit se bursat ndahen në bazë të disa kritereve, e ku më i rëndësishmi është suksesi në studime!” shkruan ai në Facebook.

    Kollçaku ka marrë bursë për studime të doktoratës në Sociologji e Shkenca Shoqërore. Ministria e Arsimit ia ka dhënë atij 75 pikë.

    Postimi i plotë:

    Për ata që çdo gjë të falin përveç suksesit, po iu kujtoj që unë, Elion Kollçaku, jam:

    Studenti më i dalluar i gjeneratës në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës (dhe në çdo vit bursist i Universitetit), me notën mesatare më të lartë;

    Studenti më i dalluar i gjeneratës në Magjistraturë Shkencore, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, me notë mesatare 10 (gjithashtu, bursist).

    Për habi, nga disa gazetarë, që në këtë rast më vjen keq t’i quaj kolegë, nuk u ngritën si çështje kurrë deri tani këto më sipër! Kanë harruar të njëjtit se bursat ndahen në bazë të disa kritereve, e ku më i rëndësishmi është suksesi në studime!

    Por, këtë pikërisht, SUKSESIN, këta nuk ta falin!

    Vazhdojmë me PhD!



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark