Fluturimi i parave te rrethi i ngushtë i Kurtit- 550 mijë eurot e Dalipit dhe 600 mijë eurot Berishajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fluturimi i parave te rrethi i ngushtë i Kurtit- 550 mijë eurot e Dalipit dhe 600 mijë eurot Berishajt

    Insajderi
    24 April 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brenda një qarku kohor prej brenda vetëm dhjetë ditëve, publiku është befasuar me rrjedhjen e parave të mëdha të rrethi i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Dy prej njerëzve të rrethit të ngushtë të kryeministrit kanë qenë në fokus të kritikave të publikut për përfitim të parave në mënyrë të dyshimtë.

    Luan Dalipi, Shef i stafit të Kurtit, kishte marrë nga Qeveria Thaçi rreth 600 mijë euro

    Fillimisht u publikua skandali i Luan Dalipit. Me 13 prill të këtij viti mediat kosovare shpalosen detaje se si shefi i stafit të Kurtit kishte përfituar 550 mijë euro nga Qeveria e Hashim Thaçit në vitin 2012.

    Këtë shumë parash ai e kishte përfituar për të blerë shërbime marketingu ne mediat kosovare të asaj kohe. Kjo nxiti dyshime se Dalipi, tash njeri i besuar i Kurtit, para një dekade përdorej nga Thaçi si sekser për blerje mediash.

    Për këtë, Gazeta Insaderi kishte sjellur detje nga ky hulumtim . Kompania ku Luan Dalipi ka qenë aksionar, ““Managment&Develoopment Associates”L.L.C” në vitin 2012 kishte arritur një kontratë tre vjeçare në vlerë prej 375 mijë € me Ministrinë e Integrimeve Evropiane, në kohën kur kryeministër i vendit ishte Hashim Thaçi, një pjesë të së cilave mjete e kishte shpenzuar edhe për reklamime në disa mediume kosovare

    Skandali i publikuar shpërfaqi hipokrizinë e Dalipit, pasi që ai para disa ditësh kishte bërë një status ku akuzonte mediat se janë kriminale dhe se përfitojnë para nga pushteti. Publikimi i skandali nxori në pah se Dalipi mund të jetë personi kyç i blerjes se mediave nga pushteti.

    Ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj përfshihet në një skandal të madh financiar në Slloveni

    Megjithatë, nuk kaluan as dhjetë ditë dhe serish një person i afërt me Kurtin u përfshi në një skandal tjetër.

    Martin Berishaj, ambasador i Kosovës ne Kroaci, ishte kryeprotagonist i aferës financiare të publikuar nga mediumi slloven Planet TV.

    Mediumi slloven argumentoj se Berishaj ka përfituar 600 mijë euro nga firma GEN Beograd. Kjo nxiti revolte të mëdha te qytetarëve, të cilët kritikuan Kurtin për mos shkarkimin e Berishajt nga posti i ambasadorit.

    Si u zbulua ky skandal

    Televizioni slloven, tregon se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

    Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

    “Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro”, raporton media sllovene.

    Martin Berishaj mohon akuzat, paralajmëron padi ndaj portalit slloven

    Ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.

    Ai ka paralajmëruar padi ndaj portalit që ka publikuar skandalin.

    “Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka shkruar Berisha.

    Pas publikimit të skandalit në media, presidentja Vjosa Osmani i del në mbrojtje ambasadorit: Berishaj ka mohuar gjithçka, ne i besojmë

    Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë për media, ka zgjedhur të tregohet e ashpër me gazetarët në momentin kur është pyetur për skandalin ku është përfshirë ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj.

    Osmani ka thënë se pyetja e gaztearit lidhur me skandalin e ambasadorit është veç konstatim e jo pyetje, dhe njëkohësisht lidhur me aferën s’është konstatuar ende asgjë, por vetëm është raportuar në media.

    “Kjo s’është pyetje, është konstantim. Është për keqardhje se si ju konstatoni një gjë për një ambasador të Republikës së Kosovë se cila nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë, por është shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do t’i ndjekë rrugët ligjore”, është shprehur Osmani në konferencë.

    Edhe kryeminisri Kurti reagon për rastin e Martin Berishajt

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar shkurt në lidhje me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    I pyetur për raportimin e skandalit në Slloveni, ku pretendohet se ambasadori ka qenë i përfshirë, Kurti tha se Berishaj do ta padisë për shpifje mediumin slloven.

    “Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin, e po ashtu ambasadori Berishaj me të cilën tregon që ato janë të pavërteta dhe se do ta padisë mediumin i cili ka shpifur asisoj”, deklaroi Kurti.

    Lidhur me këtë skandal ka pasur reagime të shumta nga opozita në vend të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

    Disa nga lajmet lidhur me këtë skandal:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark