Qeveria jep detaje lidhur me shtesat prej 100 euro për studentët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria jep detaje lidhur me shtesat prej 100 euro për studentët

    Insajderi
    25 April 2022 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu bën të ditur se ditëve në vijim do të dalin me njoftim për procesin e aplikimit për shtesën e ndarë prej 100 eurosh për studentët.

    Kryeziu tha se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova.

    “Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziun për Express.

    Ditë më parë është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës.

    Ndërsa, pensionistët i kanë marrë nga 100 euro në prill, punëtorët e sektorit publik pritet t’i marrin me pagën e prillit.

    https://www.youtube.com/watch?v=Dlp2-O5o5Vs&t=1721s


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark