Përmes vallëzimit, kërcimtarë profesionistë i kundërpërgjigjen ofendimeve të ministrit Çeku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përmes vallëzimit, kërcimtarë profesionistë i kundërpërgjigjen ofendimeve të ministrit Çeku

    Insajderi
    25 April 2022 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koreografët e Kosovës kanë organizuar një protestë kundër shkeljes së dinjitetit profesional në ditën Botërore të Valëzimit me 29 prill në sheshin Zahir Pajaziti para MKRS-së në orën 10:00, shkruan gazeta Insajderi.

    Koreografi Robet Nuha  ka thënë se kjo protestë organizohet nga koreografë e kërcimtarë profesionistë që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës, me qëllimin e vetëm që zēri i tyre të dëgjohet qartë dhe të mos injorohet si deri më tash nga institucioni i MKRS-së

    “Me këtë rast ne kërkojmë vlerësimin e shkollimit tonë në Koreografi, angazhimin dhe konsulencën me ekspertizën e kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë!

    Fyerjet publike, të cilat tentojnë  të zh’bëjnë shkollimin tonë, janë të papranueshme. Është ky edukim universitar që bën të mundur kontributin tonë në shkollimin e  brezave të ardhshëm në Kosovë.

    Baleti, Kërcimi dhe Koreografia egzistojnë në Kosovë qe pas lufte. Detyrë e Ministrisë dhe e ministrit është mbështetja dhe përkrahja e jo të fyhet e degradohet për ditë pa marrë përgjegjësi askush!”, shkruan Nuha në  një status në Facebook.

    Komuniteti artistik, me theks të veçantë koreografët kosovarë e kanë marrë shumë për zemër deklaratën e Ministrit Hajrulla Çeku ku është shprehur se “Nuk kemi një nivel të shkollimit superior në balet”. Ata e morën si ofendim këtë ndaj tyre, në lidhje me këtë koreografët tregojnë për Insajderin që kanë shkollim superior, duke e demantuar ministrin ku sipas tyre besojnë që ua ka borxh një kërkim falje ose në të kundërtën ata paralajmërojnë që do të mbajnë protestë para Ministrisë së Kulturës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark