Para takimit me Osmanin, delegacioni amerikan ndalet te shtatorja e ish-Presidentit Rugova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Para takimit me Osmanin, delegacioni amerikan ndalet te shtatorja e ish-Presidentit Rugova

    Insajderi
    25 April 2022 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndihmës-sekretarja e Shtetit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried dhe delegacioni nga Departamenti i Shtetit, janë duke qendruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

    Gjatë kohës derisa po shkonin në Presidencë për të takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Donfried e shoqëruar nga ambasadori i SHB-së në Kosovë dhe delegacioni nga Departamenti i Shtetitit, janë ndalur tek shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    Në pamje shihet se ata kanë qenë të interesuar për shtatoren e ish-presidentit të Kosovës, ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier duket se i ka shpjeguar më shumë rreth ish-presidentit Rugova. /Zëri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark