Vëllau i mjekes që u sulmua nga qentë i ashpër me Përparim Ramën: Ti bre djalosh ke nevojë për ndihmë psikologjike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllau i mjekes që u sulmua nga qentë i ashpër me Përparim Ramën: Ti bre djalosh ke nevojë për ndihmë psikologjike

    Insajderi
    25 April 2022 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para disa ditësh, në oborrin e QKUK’së u sulmuan tre mjekë nga qentë endacakë, lajm i cili bëri bujë në Kosovë e sidomos në Prishtinën duke qenë se problemi me qentë e rrugëve ende nuk po mund të zgjidhet në kryeqytet. Pas sulmit pati reagime të shumta, e njëri ndër ta ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tregoi se qeni që e ka kryer sulmin është “në mbajtje”.

    Komentet e Ramës u bënë virale dhe u shndërruan në objekt përqeshje, por familja e njërës prej viktimave ndjehet e fyer nga komentet e kryetarit.

    Demë Shehu, vëllai i njërës nga doktoreshave që u sulmua, pati një reagim të gjatë në Facebook.

    “Nuk e di nëse e ke dëgjuar vetën tënde se me çfarë qëndrimi ke dalur mbrëmë dhe u prononcove para mediave për tragjedinë e ndodhur në oborrin e Spitalit të Prishtinës,ku vazhdimisht Mjekët sulmohen nga qentë endacakë”, ka thënë ai në Facebook.

    Reagimin e tij të plotë mund ta gjeni më poshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark