Hiqen të gjitha masat ant-Covid, në kufi do të kërkohet veç testi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hiqen të gjitha masat ant-Covid, në kufi do të kërkohet veç testi

    Insajderi
    26 April 2022 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot se ka hequr të gjitha masat anti-COVID, përveç testit që do të kërkohet në kufi.

    Mbajtja e maskës nuk do të jetë më detyrim në ambientet e mbyllura.

    Gjithashtu do të hapen edhe klubet e natës. Në kufi nuk do të kërkohet më certifikatë vaksinimi, por vetëm test PCR-je.

    “Komiteti vendosi heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura dhe në vendet e paajrosura.

    Gjithashtu vendosëm lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës”.

    Po ashtu u njoftua se tani e tutje nuk kërkohet certifikatë vaksinimi në të gjitha hyrjet kufitare të Shqipërisë. “Megjithatë do të kërkohet test PCR”, – tha Komiteti.

    Në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 6 infektime të reja ku asnjë nuk ishte në Tiranë. Në spital janë 6 të shtruar, asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. /noa.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark