Moment i sikletshëm për kryesuesin ZRrE-së në komision - shpërthejnë të qeshurat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Moment i sikletshëm për kryesuesin ZRrE-së në komision – shpërthejnë të qeshurat

    Insajderi
    26 April 2022 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu gjatë raportimit të tij në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka pasur një moment të sikletshëm.

    Gjatë një përgjigje që ishte duke i dhënë anëtarit të këtij komisioni, Pal Lekajt ndalet rryma.

    “Ju keni marrë një vendim në vitin 2020-të që të ndërpritet tarifava nxitëse. A është arritë qëllimi, a ka qenë një vendim i drejtë”, e pyet Lekaj kryesuesin e ZRrE-së teksa ky i fundit i jep një përgjigje gjysmake për shkak se ndalet energjia elektrike.

    “Besoj që ka qenë një vendim I drejt pasi që tregu I Kosovës ka pru gjeneratorë të rinj, kapacitete të reja gjeneruese…”, u shpreh ai teksa ndalet rryma pa përfunduar përgjigjen e plotë e Lekaj dëgjohet duke thënë “Poshtë Qeveria” ndërkohë që shpërthejnë të qeshurat nga anëtarët e Komisionit e të tjerë të pranishëm në sallë./Insajderi.org

    Pamjet:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark