Bajrami: Serbia nuk e respektoi CEFTA-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Serbia nuk e respektoi CEFTA-në

    Insajderi
    27 March 2016 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se janë fajtore  autoritetet serbe ato që shtynë Kosovën për të marrë vendim për reciprocitet me Serbinë.

    Reagimi nga ministrja Bajrami, vjen pas deklaratave të Kryeministri të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili tha se shumë shpejt do të zgjidhet problemi i krijuar pas vendimit për reciprocitet nga ana e Kosovës.

    “Serbia ju ka vënë kompanive kosovare një barrierë të tillë që 8 muaj, për 8 muaj rresht ne kemi biseduar me CEFTA dhe në Bruksel por të mos ardhë deri te kjo situatë, këtu fajtore janë autoritet serbe dhe askush tjetër. Serbia nuk duhet asnjëherë ta harroj sa eksporton në Kosovë, gjithashtu edhe pse “nuk e pranon” ne jemi shtet”, shkruan Bajrami në Facebook.

    Kosova nuk e njehë asnjë certifikatë të Serbisë që nga 22 marsi i këtij viti, për shoferët që transportojnë materie të rrezikshme dhe as certifikatat për automjetet që bartin naftë dhe gazë.

    Këtë vendim si masë reciprociteti e ka marrë Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Hykmete Bajrami./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark