Erdogan telefonin Putinin: Të ruhet momentumi pozitiv i bisedimeve të Stambollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan telefonin Putinin: Të ruhet momentumi pozitiv i bisedimeve të Stambollit

    Insajderi
    26 April 2022 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet një telefonate i ka thënë homolgut të tij rus, Vladimir Putin, se vazhdimi i “momentumit pozitiv” të arritur në bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll javë më parë do të kishte dobi për të dy palët, shkruan AlJazeera.

    “Presidenti Erdogan, që theksoi nevojën për arritjen e një armëpushimi dhe rëndësinë e korridoreve humanitare, nënvizoi se Turqia do të vazhdojë të bëj më të mirën e saj për të ndalur këto ngjarje të dëmshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e presidencës turke.

    Ai përsëriti gjithashtu ofertën për të mirëpritur liderët e Rusisë dhe Ukrainë për bisedimet e paqes.

    Të dielen, Erdogan gjithashtu kishte biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark