Për tre muaj u trajtuan 291 raste të sulmit në tru në Klinikën e Neurologjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Për tre muaj u trajtuan 291 raste të sulmit në tru në Klinikën e Neurologjisë

    Insajderi
    27 April 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës trajtoi 291 raste të sulmit në tru.

    Në total, klinika për këtë periudhë kohore ka trajtuar 456 pacientë të shtrirë, me 3984 ditë shërimi, po ashtu janë kryer 3208 vizita ambulantore dhe 1403 vizita konsultative emergjente.

    “Stafi i klinikës ka kryer 917 EEG dhe 494 EMNG, 39 raste me Sklerozë Multiple, 650 raste të epilepsisë, 68 raste neuro-psikologjike dhe shumë shërbime të tjera mjekësore neurologjike për pacientë të spitalizuar dhe ata ambulantor”, njoftoi QKUK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark