Ky është ish-mësuesi që po hetohet për pedofili, policia i shkon te shtëpia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është ish-mësuesi që po hetohet për pedofili, policia i shkon te shtëpia

    Insajderi
    27 April 2022 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës i ka shkuar në shtëpi ish mësuesit nga Prizreni, Fazli Kikaj i cili po dyshohet për pedofili. Mësuesi në pension, Fazli Kikaj, është demaskuar teksa tentonte ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët në  përgjigjen e tyre thuhet se kanë nisur hetimet.

    “Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, i ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcneës.al.”, thuhet në përgjigjen e PK.

    Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital.

     Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij.

    Policia thotë se zyrtarë policorë kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur aty.

    “I njëjti nuk është  gjet në adresën e banimit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark