Mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili ishte i dënuar me burgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili ishte i dënuar me burgim

    Insajderi
    27 April 2022 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndaj mësuesit nga Prizreni, Fazli Likaj tanimë kanë filluar hetimet për pedofili. Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prizren teksa njoftoi se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti.​

    Kikajt i janë publikuar bisedat me një kinse të mitur, 15 vjeçare teksa po tentonte ta bindte të kryente marrëdhënie seksuale.

    Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Teksa ky i fundit zihet në flagrancë.

    Në të kaluarën mësuesi nga Prizreni, Fazli Kikaj ka qenë i dënuar për veprën penale “kanosje”.

    Zëdhënësi i gjykatës, Marcel Lekaj konfirmoi për Insajderin se ka qenë i dënuar me 3 muaj.

    “Në evidencën penale, ndaj të pandehurit F.K., është I evidentuar një (1) rast me vendim të plotfuqishëm, për veprën penale Kanosja, nga neni 185 I Kodit Penal të Kosovës. Ndaj të pandehurit F.K., është shqiptuar Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohëzgjatje prej një (1) viti nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ka marrë formën e prerë (Plotfuqishmërinë) me datë 19.02.20216”, tha Lekaj për Insajderin.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës i ka shkuar në shtëpi ish mësuesit nga Prizreni, Fazli Kikaj i cili po dyshohet për pedofili. Mësuesi në pension, Fazli Kikaj, është demaskuar teksa tentonte ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët në përgjigjen e tyre thuhet se kanë nisur hetimet.

    “Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, i ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcneës.al.”, thuhet në përgjigjen e PK.

    Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital.

    Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij.

    Policia thotë se zyrtarë policorë kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur aty.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark