Dalin pamje nga shtëpia ku u dogj 73 vjeçari, fqinjët: Ishte i paralizuar, policia erdhi vonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamje nga shtëpia ku u dogj 73 vjeçari, fqinjët: Ishte i paralizuar, policia erdhi vonë

    Insajderi
    27 April 2022 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    73-vjeçari Sabri Serdari që ka ndërruar jetë si pasojë e një zjarri të rënë në shtëpinë e tij në fshatin Verbas të Patosit ishte i paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Kur ka rënë zjarri në shtëpi ai ishte vetëm, pasi e shoqja kishte 2 orë që ishte larguar. Fëmijët e tij jetonin jashtë vendit.

    Fqinjët thonë se e kanë parë zjarrin shumë vonë dhe nuk kishin mundësi ta shpëtonin. Sipas tyre autoritetet kanë shkuar shumë vonë për të shuar zjarrin.

    “Policia ishte shumë me vonesë. Ai  ishte i sëmurë dhe i shtrirë brenda. Flaka e mbyti menjëherë.  Gruaja e tij nuk ishte aty, kishte ikur prej 2 orësh. Nuk dëgjuam asgjë. Vetëm kur pamë flakën dhe nuk arritëm dot ta shpëtonim”, shtoi një fqinj.

    Fëmijët i kanë jashtë. Ishte në krevat nuk lëvizte. Ne e pamë nga fundi zjarrin”, tha një tjetër.

    Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Abc shtëpia është shkrumbuar. Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark