“Priste një vajzë të mitur”, momenti i arrestimit të një pedofili - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Priste një vajzë të mitur”, momenti i arrestimit të një pedofili

    Insajderi
    28 April 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Momenti i arrestimit të një pedofili që do të paguante 500 dollarë për një vajzë vetëm 8 vjeç është publikuar nga mediat e huaja.

    Nga pamjet e shpërndara nga policia e Australisë Jugore me arrestimin e Jonathon David Henke , i cili mendonte se kishte rregulluar të bënte seks me një vajzë 8-vjeçare.

    Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fund të vitit 2020 , ku 46 -vjeçari kishte vendosur një reklamë në një faqe, duke kërkuar një nënë me një vajzë të vogël. Një gjë që ra në sy të punonjësve të policisë që merren me raste të tilla dhe e kontaktuan atë duke pretenduar se janë të interesuar.

    Ndërkaq gjatë komunikimit me të një grua itha se kishte dy vajza të moshës 5 dhe 8 vjeç, ndërsa pedofili ishte i interesuar për vajzën 8 vjeçare,

    Ndërkohë pas komunikimeve takimi ishte lënë në një motel, ku 46 vjeçari do të paguante 500 dollarë për të kënaqur oreksin e tij, por nëna dhe vajza e vogël nuk kaluan kurrë nga dera e dhomës, në vend të tyre u shfaqën oficerët e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark