Mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili arrestohet nga Policia e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili arrestohet nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    28 April 2022 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fazli Kikaj, mësuesi nga Prizreni i cili po dyshohet për pedofili tanimë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Arrestimin e tij për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit.

    Gashi shtoi se 76 vjeçari është në mbajtje për 48 orë.

    “Po i njëjti është arrestuar është shoqëru në stacionin policor dhe i njëjti me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Hetimet janë duke vazhduar nga njësiti rajonal në Prizren”, tha Gashi për Insajderin.

    Edhe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka tentur ta arrestojë mësuesin e dyshuar për pedofili, por nuk ishte gjetur në shtëpinë e tij në Prizren.

    Pavarësisht akuzave të rënda, Kikaj ditën e djeshme ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook. Duke thënë se informacionet të cilat po qarkullojnë janë të pavërteta.

    Sipas tij, këto gjëra do të vërtetohen shpejtë dhe se sipas tij situata është krejt ndryshe.

    “Janë kamuflazh e përgatitur mirë.”, thuhej në reagimin e djeshëm të Kikajt.

    Mësuesi Kikaj, është demaskuar teksa tentonte ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.

    Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Teksa ky i fundit zihet në flagrancë.

    Theksojmë se në të kaluarën mësuesi nga Prizreni, Fazli Kikaj ka qenë i dënuar për veprën penale “kanosje”.

    Zëdhënësi i gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj konfirmoi për Insajderin se ka qenë i dënuar me 3 muaj.

    “Në evidencën penale, ndaj të pandehurit F.K., është I evidentuar një (1) rast me vendim të plotfuqishëm, për veprën penale Kanosja, nga neni 185 I Kodit Penal të Kosovës. Ndaj të pandehurit F.K., është shqiptuar Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohëzgjatje prej një (1) viti nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ka marrë formën e prerë (Plotfuqishmërinë) me datë 19.02.20216”, tha Lekaj për Insajderin.

    Lexo edhe:

    https://insajderi.org/ishte-dashte-me-te-furre-qeni-plak-duhet-me-te-djeg-masakrohet-nga-komentet-mesuesi-i-dyshuar-per-pedofili/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark