Vdes gazetarja e REL-it si pasojë e sulmit rus në Kiev - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdes gazetarja e REL-it si pasojë e sulmit rus në Kiev

    Insajderi
    29 April 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, ka vdekur si pasojë e një sulmi rus me raketë në Kiev, që ka goditur banesën ku ka jetuar ajo.

    Sulmi ka ndodhur më 28 prill.

    Trupi i saj i vdekur është gjetur nën rrënoja në mëngjesin e 29 prillit.

    Vira Hyrych ka punuar për Radion Evropa e Lirë prej vitit 2018.

    Paraprakisht, ajo ka punuar për kanalet televizive ukrainase.

    Si pasojë e sulmit rus të 28 prillit në Kiev, dy katet e para të ndërtesës 25-katëshe janë shkatërruar pjesërisht dhe më pas ka nisur zjarri.

    Sipas autoriteteve të qytetit, katër njerëz tjerë janë dërguar në spital.

    Sulmet në Kiev kanë ndodhur në ditën e njëjtë kur kryeqytetin ukrainas e ka vizituar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka nisur sulmet në Kiev, menjëherë pas përfundimit të takimit me shefin e OKB-së.

    Ministrja ruse e Mbrojtjes ka thënë se sulmet ka qenë precize dhe kanë pasur cak një zonë të industrisë së raketave.

    Autoritetet ukrainase nuk kanë raportuar për diçka të tillë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark