Mbi 50 investitorë gjermanë po qëndrojnë në Kosovë, priten investime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 50 investitorë gjermanë po qëndrojnë në Kosovë, priten investime

    Insajderi
    29 April 2022 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 50 investitorë potencialë nga Gjermania, po qëndrojnë në Kosovë me iniciativë dhe ftesë të Konsullit të Kosovës në këtë shtet, Besnik Miftaraj.

    Faqja zyrtare e Konsullatës së Kosovës, ka njoftuar se investitorët gjermanë do të qëndrojnë katër ditë në Kosovë.

    Sipas njoftimit, investitorët pritet t’i takojnë udhëheqësit e institucioneve dhe bizneset kosovare.

    Bashkë me konsullin Miftaraj, investitorët po i shoqëron edhe ambasadori i Kosovës, Faruk Ajeti.

    “Mbi 50 investitor potencial gjerman qëndrojnë këtyre ditëve në Kosovë. Me iniciativë të Konsullit Besnik Miftaraj dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe me Kryetaren e afaristëve të rinjë znj. Sarna Röser dhe afaristin Michael Schröder është konkretizuar ky numër kaq i madh prej afaristëve familjar dhe të rinjë gjerman nga fusha të ndryshme”.

    Gjatë qëndrimit 4 ditor ata do të takojnë udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore si dhe do të zhvillojnë takime me bizneset kosovare, vijon njoftimi.

    “Delegacioni është në shoqërimin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Dr. Faruk Ajeti dhe Konsullit të Kosovës në Stuttgart z. Besnik Miftaraj”, thuhet në njoftimin e Konsullatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark