Shfrytëzonte 35-vjeçaren për prostitucion, në pranga i moshuari nga Fieri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shfrytëzonte 35-vjeçaren për prostitucion, në pranga i moshuari nga Fieri

    Insajderi
    29 April 2022 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 61-vjeçar nga Fieri është arrestuar, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe përshtatje të ambienteve për prostitucion.

    Policia njofton se i moshuari me iniciale A. M., banues në Fier është dënuar më parë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

    Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit A. M.

    Njoftimi i policisë

    Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë policore se një shtetas shfrytëzonte një shtetase, për prostitucion, në banesën e tij, në lagjen “Apollonia”, Fier, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

    Në bazë të provave të grumbulluara, pas disa ditësh vëzhgim, u finalizua operacioni policor i koduar “Çarli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetasi A. M., 61 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

    Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit A. M.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Çarli”.

    Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

    Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, me precedent të mëparshëm penal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark