I dehur dhe nën efektin e drogës, në pranga shoferi që përplasi për vdekje 73-vjeçarin në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dehur dhe nën efektin e drogës, në pranga shoferi që përplasi për vdekje 73-vjeçarin në Tiranë

    Insajderi
    01 May 2022 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka rënë në prangat e policisë 45-vjeçari Edmond Ndoj, i cili përplasi për vdekje një 73-vjeçar dhe e braktisi  në rrugën “Asim Vokshi”, Tiranë disa ditë më parë.

    Policia njofton se autori 45- vjeçar ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

    Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, në rrugën “Asim Vokshi”, ka aksidentuar shtetasin Z. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, dhe drejtuesi i mjetit, pas aksidentit është larguar, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi E. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe është testuar drager dhe me aparatin drogë-testues dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj tij, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

    Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj.

    Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark