Insajderi
Insajderi

​Konjufca: BIK po ruan virtytet më të larta njerëzore, solidaritetin dhe bamirësinë

Insajderi
02 May 2022 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër-Bajramit, ku uroi të gjithë besimtarëve shqiptarë këtë festë të rëndësishme.

Konjufca ka thënë se roli i Bashkësisë Islame ka qenë i rëndësishëm në shoqërinë tonë.

“Po ashtu, e falënderova që po vazhdojnë ta kultivojnë njërin prej virtyteve i cili po tretet në çdo shoqëri të botës dhe globalisht ky është solidariteti dhe bamirësia. Domethënë Bashkësia Islame me të vërtet po luan një rol të jashtëzakonshëm, shumë të vlerësuar prej popullit tonë siç është bamirësia, pra ata që nuk kanë, skamnorët, që ta kenë përkujdesjen e shtetit dhe Bashkësisë Islame, prandaj urime edhe një herë të gjithëve“, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark