​Osmani uron Fitër Bajramin: Të kalojë kjo festë në frymën e solidaritetit, afërsisë dhe zemërgjerësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Osmani uron Fitër Bajramin: Të kalojë kjo festë në frymën e solidaritetit, afërsisë dhe zemërgjerësisë

    Insajderi
    02 May 2022 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

    Në urimin e saj, presidentja Osmani ka theksuar se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor.

    “Uroj që ky Bajram të kalojë në frymën e solidaritetit, afërsisë dhe zemërgjerësisë, të cilën populli ynë e kultivon ndër shekuj. E kalofshi këtë festë me të afërmit tuaj në paqe e harmoni dhe i ndafshi të mirat me ta, me miqtë dhe fqinjët tuaj. Frymën solidare duhet ta dëshmojmë çdoherë, e posaçërisht në festat si kjo, kur duhet t`ua zgjasim dorën njerëzve në nevojë. Kjo festë është, poashtu mundësi e mirë për forcimin e mirëkuptimit, afërsisë ndërnjerëzore me dëshirën e përbashkët për zhvillimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani për festën e Fitër Bajramit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark