Nesër Zelensky flet në Kuvendin e Shqipërisë, Nikolla nis përgatitjet  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër Zelensky flet në Kuvendin e Shqipërisë, Nikolla nis përgatitjet 

    Insajderi
    02 May 2022 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e nesërme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së posaçme.

    Bëhet me dije se seanca do të nisë në orën 11:00 dhe Zelelenky do të flasë nëpërmjet platformës Zoom.

    Sipas urdhrit të Nikollës, Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për marrjen e masave për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me presidentin e Ukrainës.

    Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë.

    Sakaq, Shqipëria, anëtare e NATO-s është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe kë dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Po ashtu, i është bashkuar sanksioneve ndaj Moskës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark