Insajderi
Botë

BE e shqetësuar për hepatitin te fëmijët 

Insajderi
02 May 2022 - 13:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BE e shqetësuar për hepatitin te fëmijët 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Një zhvillim shëndetësor shqetësues.” Rastet e fundit të sëmundjes së pashpjegueshme të hepatitit te fëmijët alarmojnë autoritetet shëndetësore të BE, transmeton DW.

Pas shfaqjes radhazi të rasteve me hepatit akut në Europë, SHBA, Izrael dhe Japoni, Autoriteti Shëndetësor i BE, ECDC shprehet i shqetësuar. Për shkak të shkaktarit të panjohur të sëmundjeve bëhet fjalë për “një zhvillim shëndetësor shqetësues”, thuhet nga ECDC. Deri të enjten ishin regjistruar 191 raste të tilla, më shumë se 100 syresh në Britaninë e Madhe. Instituti Robert Koch në Gjermani kishte raportuar të martën për rastin e parë në Gjermani. Sipas autoritetit shëndetësor të BE, rreziku për fëmijët në Europë “nuk mund të vlerësohet me saktësi”. Por për shkak se sëmundjet e Hepatitit në shumë raste çojnë në kolapsin e mëlçisë dhe kërkojnë transplantim mëlçie, rreziku për të vegjlit konsiderohet “i lartë”.

Adenovirusi si shkaktar?

Më shumë të prekur janë fëmijët nën 10 vjeç, rastet më të shpeshta janë konstatuar tek fëmijët nën 5 vjeç. Shumica e këtyre fëmijëve kanë pasur shëndet të mirë më parë. Tek simptomat e para shihen dhimbje barku, diarre, të vjella dhe verdhëza.

Hepatiti është sëmundje e mëlçisë, që shfaqet shumë rrallë tek fëmijët e shëndetshëm. Ekspertët e përjashtojnë një lidhje me vaksinën e Coronës, sepse shumica e fëmijëve të prekur nuk kanë qenë të vaksinuar. Sipas ECDC si “tezë pune” konsiderohet një lidhje e mundshme me adenoviruset, që janë viruse mjaft të përhapur të gripit dhe që në raste normale shkaktojnë vetëm ecuri të lehtë të sëmundjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark