Abazoviç fali Namazin, reagimi i Kreshnik Spahiut: Këta tanët me një shtet 70% mysliman shkojnë vetëm në Kisha, se në Xhami kanë turp - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviç fali Namazin, reagimi i Kreshnik Spahiut: Këta tanët me një shtet 70% mysliman shkojnë vetëm në Kisha, se në Xhami kanë turp

    Insajderi
    02 May 2022 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka falur mëngjesin e sotëm Namazin e Fitër Bajramit, së bashku me besimtarët myslimanë.

    Ndaj këtij gjesti ka reaguar edhe themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili thotë se Abazoviç është kryeministri i parë shqiptar që falet në Xhami, pasi këtë nuk e kanë bërë më parë as Rama, Berisha, Meta, Kurti e Hashim Thaçi.

    Sipas tij, kryeministrave të sipërpërmendur me shtete 70% myslimane, u vjen turp të shkojnë në Xhami, ndaj shkojnë vetëm në Kisha.

    Postimi i Kreshnik Spahiut:

    Kryeministri i parë shqiptar që falet në xhami:

    As Albin Kurti, as Edi Rama, as Sali Berisha, as Ilir Meta, as Hashim Thaci, akush më parë…..

    Dritan Abazoviç në një shtet me 85% orthodoks shkoi në xhami dhe fal namazin.

    Këta tanët në një shtet me 70% musliman, shkojnë vetëm në kisha por kanë turp në xhami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark