“Më ka humbur burri”, gruaja kërkon ndihmë nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Më ka humbur burri”, gruaja kërkon ndihmë nga policia

    Insajderi
    02 May 2022 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 61-vjeçare nga Kavaja ka denoncuar në polici zhdukjen e bashkëshortit të saj 67-vjeçar.

    I moshuari është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

    “Më datë 01.05.2022, shtetasja Gj. G., 61 vjeçe, banuese në Kavajë, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi H. G., 67 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij”, njofton Policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark