Ambasada e SHBA-ve mesazh: Mbështetje të pakufizuar ndaj gazetarëve të pavarur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-ve mesazh: Mbështetje të pakufizuar ndaj gazetarëve të pavarur

    Insajderi
    03 May 2022 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada amerikanë në Tiranë ka publikuar një mesazh për mbështetjen e palëkundur ndaj gazetarëve të pavarur, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ambasada ka kujtuar takimin që ambasadorja Yuri Kim ka pasur me dy gazetarë shqiptarë, duke nënvizuar faktin se “lufta kundër korrupsionit që të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”.

    Postimi i ambasadës amerikane:

    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë.
    Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë.Sipas ambasadores, që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark