
Vizat tek varret e të afërmeve në ditën e Fitër Bajramit është bërë temë diskutimi mes hoxhës, Enis Rama e teologut Xhabir Hamiti. Përderisa i pari thotë se është gabim të vizitohen në ditë feste varrezat e familjarëve, teologu sugjeron të ‘mos luhet me ndjenja’, me këtë pikë, shkruan Insajderi.
Teologu Hamiti i ka reaguar kryetarit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Enis Rama pasi tha që është gabim të vizitohen varrezat për Bajram.
Sipas Hamitit kjo çështje nuk duhet të lidhet me fenë teksa thekson se për këtë “nuk ka asnjë pengesë fetare.
“Forma dhe menyra e vizites se varrezave nuk lidhet dhe nuk mund te perligjet me fene! Njerezit duhet te lihen te lire te veprojne sipas deshires dhe vullnetiti te tyre. Nuk ka asnje pengese fetare qe varrezat te vizitohen apo te mos vizitohen ne Bajram apo jashte Bajramit”, ka shkruar ai.
Hamiti kërkon të mos “luhet me ndjenjat e njerëzve”, dhe që prijësit fetarë të mos paraqiten si gardianë të këtyre çështjeve.
“Njeriu qe i viziton varrezat e me te dashurit te tij, qofte edhe ne dite feste, tregon respektin dhe mallengjimin per te ikurit nga kjo bote, dhe kjo nuk ka asnje pengese fetare. Nuk duhet te luhet me ndjenjat e njerezve. Prijesite fetare nuk duhet te paraqiten si gardian te çeshtjeve kaq te ndjeshme siç eshte respekti dhe dashuria qe njerezit shfaqin ndaj familjareve te tyre qe nuk jane me ne mesin tone”, shkroi ai.
Nese dikush jep një këshillë si të hoxhës Enis Rama, Hamiti thotë se “mund te thote se cili mund te jete prioriteti i vizitave ne Bajram, por assesi te mos i gjykoje njerezit pse i vizitojne varrezat ne diten festave fetare, apo edhe ne cdo kohe tjeter”.
Lexo edhe: