Turquoise Marina pozicionohet në Hamallaj, në veri të qytetit të Durrësit me një distancë prej afërsisht 20 km, në Jug me Rezervat Natyror, në Lindje nëpërmjet kanalit të Hidrovorit, ndërsa në Perëndim me detin Adriatik.
Turquoise Marina është ndër projektet më të mëdha, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, me një sipërfaqe totale prej 350’000m2 (35 ha).
Rezidenca e Risive, sjell për herë të parë në Shqipëri Marinën Rezidenciale me mbi 200 vendparkime të mjeteve lundruese; pistën më të gjatë të biçikletave në zonë prej 3’000 ml korsi biçikletash; një galeri rëre e cila do të jetë katalizatori kryesor i aktiviteteve rekreative për të gjitha moshat dhe AQUAPARK-un e zhvilluar brenda një hapësire banimi.
Projektuar për të qënë e qetë dhe komode për individët dhe familarët që dëshirojnë të shijojnë natyrën, aty ku ofrohet siguri, cilësi e lartë ndërtimi dhe infrastrukturë. Të gjitha vilat dhe apartamentet kanë akses të drejtpërdrejtë me detin Adriatik.
Investimi ka në përbërje hapësira të dedikuara për pishina, Aquapark, Marine Port, bare, restorante, hapësira shërbimi në funksion të komunitetit.
Në mënyrë shumë të kujdesshme është planifikuar sistemi rrugor dhe sistemi i parkimeve, duke e bërë më të sigurt jetën e këmbësorëve, dashamirësve të biçikletave dhe duke rregulluar qarkullimin e makinave.
Plani ynë i zhvillimit, në Marinën rezidenciale, ofron menaxhim eficient në shërbimet bazë si, siguria, mirëmbajtja, administrimi i rezidencës dhe gjelbërimi e pastrimi i hapësirave të përbashkëta.
Turquoise Marina është investim i kompanisë së ndërtimit dhe zhvillimit të rezidencave në Shqipëri, AGIKONS Sh.P.K, që operon prej vitesh në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, në fushën e menaxhimit të pronave dhe menaxhimit turistik.

Të jetosh nën gjelbërimin e përhershëm dhe pranë bregdetit shqiptar është parajsa që keni kërkuar.
Bregdeti shqiptar i Adriatikut ka klimë mesdhetare me ndikime të konsiderueshme detare dhe subtropikale. Tokat pyjore mbizotërohen kryesisht nga gjelbërimi i përhershëm. Ajër i pastruar nga pylli i pishave dhe jodizimi i detit, sjell për ju zgjedhjen ideale për t’iu dhuruar një jetesë të qetë, larg zhurmës slarg zhurmës së përditshme të qyteteve.




