FOTO/ Ishte zhdukur në 26 mars, gjendet i vdekur 42-vjeçari, dyshohet se është vetëvarur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FOTO/ Ishte zhdukur në 26 mars, gjendet i vdekur 42-vjeçari, dyshohet se është vetëvarur

    Insajderi
    05 May 2022 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, pasi një trup i pajetë është gjetur në lagjen e Backillarave në Fier, në zonën e quajtur zona e tubove.

    Trupi i pajetë është i 42-vjeçarit Juljan Prifti, i cili është denoncuar i humbur që në datë 26 mars.

    Banorët e zonës kanë qenë ata të cilët kanë ndier erën e keqe që vinte nga trupi i dekompozuar dhe kanë njoftuar policinë.

    Sipas të burimeve për Abc personi ka qenë të depresion për shkak të kushteve shumë të vështira ekonomike, ishte në varfëri ekstreme dhe borxhe. Pranë trupit është gjetur edhe karta e identitetit të viktimës.

    Gjithashtu të në vendin e ngjarjes janë gjendur tulla njëra mbi tjetrën, një pjesë e të cilave rrëzuar. Që këtu dalin edhe dyshimet se Julian Prifti mund të jetë vetvarur, pasi kishte dhe një litrar në grykë. Po sipas vëzhgimeve paraprake mbi kufomë janë gjetur gjurmë rreth fushës.

    Njoftimi i sotëm i policisë:

    Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

    Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Kujtojmë që Julian prifti ishte denoncuar i humbur nga ana e bashkëshortes së tij S.P 32-vjeçe në datë 26 mars në Policinë e Fierit.

    Njoftimi i 26 Marsit:

    Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier, se bashkëshorti i saj, shtetasi J. P., 42 vjeç, është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark