Ish kryeministri paralajmëron protesta masive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish kryeministri paralajmëron protesta masive

    Insajderi
    06 May 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka reaguar për vdekjen e e 27-vjeçarit në burgun e Kavajës.

    Sipas Berishës qelitë janë shndërruar si ato të sigurimit të shtetit ndërsa cilëson të shëmtuar heshtjen e organeve shtetërore.

    “E kam ndjekur me shumë vëmendje këtë tragjedi njerëzore, një i ri që merret për shoqërim në qelitë e komisariatit, kjo supozon se hyn në vendin më të sigurtë për jetën e tij”, tha ai.

    Kështu ish-kryeministri kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe bëri thirrje për protestë nesër në orën 20:00, pranë Komisariateve.

    Protesta, sipas Berishës do të jetë paqësore, ku do të ndizen qirinj në shenjë solidarizimi për vdekjen e të riut.

    “Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të drejtuesve të shtetit, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi. Ndërkohë unë do t’i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit nesër para të gjitha komisariateve të Shqipërisë në orën 8 të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore, stop vrasjeve në Komisariate”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark