Ariani Company është kompani private ndërtimi e themeluar në vitin 1996 në qytetin e Vushtrrisë. Me eksperiencë mbi 20 vjeçare, përkushtim, vendoshmëri, dhe menaxhment profesional qëndron lider në fushën e ndërtimit.
Përveç ndërtimtarisë, Ariani Company shtron aktivitetet e saj edhe në fusha të tjera si prodhimin e betonit, prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini, për klient afaristë dhe individual, për komplekse banesore dhe rezidenciale, si dhe qendra tregtare dhe hoteliere.
Fabrika për prodhimin e PVC – plastikës dhe aluminit disponon hapësirë moderne prej 1500m², në të cilën për prodhim përdoret teknologjia më bashkëkohore dhe prodhuesit të njohur gjerman.
Lënda e parë qe përdoret për prodhimin e dyerve, dritareve dhe roleteve është firma Aluplast.
Përveç dimensioneve standarde të dritareve, Ariani Company bën edhe prodhimin në bazë të dimensioneve specifike varësisht nga kërkesat e klientit.
Përkushtimi, cilësia, teknologjia dhe inovacioni si dhe stafi i trajnuar profesional garantojnë përmbushjen e nevojave me produktet dhe shërbimet e Ariani Company.

