Shqipërim Arifi e largon nga pozita djalin e axhës së Liburn Aliut, ish’ushtar i UÇPMB’së, e zëvendëson me Branko Trajkoviqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqipërim Arifi e largon nga pozita djalin e axhës së Liburn Aliut, ish’ushtar i UÇPMB’së, e zëvendëson me Branko Trajkoviqin

    Insajderi
    06 May 2022 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu, e ka larguar nga pozita e zëvendës kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës, Shpat Aliun, për ta zgjedhur në këtë pozitë Branko Trajkoviq, që udhëheq koalicionin e partive serbe.

    Shpat Aliu, ish’ushtar i UÇPMB’së, është djali i axhës së Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

    Vendimi për zëvendësimin e Aliut me Trajkoviq është marrë dje.

    “Zgjedhet Branko Trajkoviq nga Reka e Tërnavës, komuna e Preshevës, zgjedhet zëvendës kryetar i Kuvendit komunal të komunës së Preshevës, në mandate deri në zgjedhjet e rregullta në komunën e Preshevës”, thuhet në vendimin që mban nënshkrimin e Salihut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark