Digjen katër makina gjatë natës në Shkodër, dyshohet se u bë me qëllim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjen katër makina gjatë natës në Shkodër, dyshohet se u bë me qëllim

    Insajderi
    07 May 2022 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë natës janë djegur katër makina në zonën e Bexhistenit në hyrje te qytetit të Shkodrës.

    Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50 të mëngjesit, ku kanë qenë banorët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

    Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes janë tre mjete të djegura plotësisht dhe një pjesërisht.

    Dyshohet se zjarri në njërën nga makinat mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që më pas si pasojë erës ato janë djegur njëra pas tjetrës, raporton tch.

    “Rreth orës 02:50, në lagjen ‘Salo Halili’, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndërsa automjetet tip Volkswagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M., janë djegur pjesërisht“, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark