Zak Topuzi denoncon abuzimin në Tiranë-Dhomat e hotelit shiten me 600-9000€ për finalen e Ligës së Konferencës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zak Topuzi denoncon abuzimin në Tiranë-Dhomat e hotelit shiten me 600-9000€ për finalen e Ligës së Konferencës

    Insajderi
    07 May 2022 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zak Topuzi, kryetari i Sektorit të Hoteleve në “Shoqata Shqiptare e Turizmit” (ATA) ka denoncuar abuzimin me çmimet e dhomave të hoteleve në Tiranë.

    Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Topuzi deklaron se dhomat e hoteleve në datat 25-26 maj në Tiranë po shiten me 600-9000€/nata për një ndeshje sporti.

    Ai ka publikuar një foto të marrë nga faqja e internetit Booking, ku qytetarët mund të rezervojnë dhomën e hotelit, ku vihen re edhe çmimet marramendëse

    Sipas tij, ky është një abuzim që dëmton rëndë imazhin e turizmit, ndaj i bën kërkesë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrisë së Financave të angazhohet seriozisht dhe të marrë masa.

    “Po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë, duke cënuar rëndë imazhin e turizmit në Tiranë. Po shitet dhomat e hoteleve ( për dt 25-26 maj) me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022. Ftoj z. Veliaj dhe Min Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin.

    Ky është abuzim i pastër që do dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë”, shkruan Topuzi në rrjetet sociale.

    Ndërkohë, kujtojmë se më 25 maj do të mbahet finalja e parë në historinë e Ligës së Konferencës në “Air Albania” në Tiranë, ku do të luajë Roma dhe Fejnord./ CNA.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark