Plagosi dy vëllezërit në Sarandë/ Pas 2 javësh, vetëdorëzohet në polici autori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosi dy vëllezërit në Sarandë/ Pas 2 javësh, vetëdorëzohet në polici autori

    Insajderi
    08 May 2022 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është vetëdorëzuar në ambientet e policisë së Sarandës, Ibrahim Duda. Ai është dorëzuar mbrëmë afër mesnatës në Komisariatin e Sarandës.

    Duda ishte i shpallur në kërkim prej 24 prillit, pasi në lagjen nr.4 plagosi me mjet prerës (ende i papërcaktuar lloji) dy vëllezërit K. G 17-vjeç dhe D. G 16-vjeç. Ai plagosi dy vëllezërit pas një grindjeje mes tyre në rrugën afër Portit të Sarandës. K. G 17-vjeç u transportua në Tiranë për shkak të plagëve të marra, ndërsa vëllai i tij u mjekua në Sarandë pasi ishte dëmtuar lehtë. Konflikti mes tyre ka nisur pasi të rinjtë i kishin shtypur qenin me makinë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark