Vrasja me thikë në Tiranë/ Dhimitri kërcënoi fqinjin, paralajmërimi: Mos të të shoh më - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja me thikë në Tiranë/ Dhimitri kërcënoi fqinjin, paralajmërimi: Mos të të shoh më

    Insajderi
    08 May 2022 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mos të të shoh më këtu kur të jem unë’- janë fjalët që i ka thënë autori, Olgert Dhimitri, viktimës Ilir Kapos, minuta para se ta plagoste për vdekje. Këto janë detajet e reja që dalin në dritë pas vrasjes që tronditi ditën e djeshme kryeqytetin. 

    Raportohet se 37-vjeçari ishte duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo, me të cilin janë dhe fqinj. Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori e ka paralajmëruar viktimën që të mos i dalë më para.

    Duket se 60-vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon. Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Madje autori nuk ishte në gjendje që të kuptonte krimin që kishte kryer.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark