EMRAT/ Kush është familja e aksidentuar në Tiranë, si është gjendja e tyre shëndetësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EMRAT/ Kush është familja e aksidentuar në Tiranë, si është gjendja e tyre shëndetësore

    Insajderi
    08 May 2022 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vilma dhe Arjan Konomi janë përplasur me makinë nga “G Classi” te vijat e bardha në rrugën e Kavajës bashkë me foshnjen e tyre 3 muajsh.

    Ata janë në mjekim intensiv në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

    Familja u aksidentua nga makina luksoze tip “G Class” teksa po kalonin rrugën te vijat e bardha në rrugën e Kavajës në Tiranë. Shoferi i mjetit  39-vjeçari Ajas Sulejmani është larguar dhe i ka lënë të plagosurit në vendin e ngjarjes.

    Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën, më pas të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës. Policia është vënë në kërkim të shoferit i cili rezulton i skeduar nga autoritetet Angleze, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.

    Lexo Edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark