U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur një person në mal  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur një person në mal 

    Insajderi
    09 May 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në malin e fshatit Trebisht është gjetur pa shenja jete një 85 vjeçar i shpallur i zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia.

    “Në malin e fshatit Trebisht, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. S., 85 vjeç, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa, më datë 20.04.2022. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thotë policia.

    Sipas policisë dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark