“Dilni nga shtëpitë, lërini dritaret hapur, ulini televizorët në tokë”, paralajmërimi, çfarë do ndodhë nesër në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dilni nga shtëpitë, lërini dritaret hapur, ulini televizorët në tokë”, paralajmërimi, çfarë do ndodhë nesër në Durrës

    Insajderi
    09 May 2022 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorëve të lagjes 13 në Durrës ju ka ardhur një paralajmërim nga ana e IKMT-së, e cila ju kërkon që nesër ngas ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.

    Njoftimi i IKMT-së, vjen pasi nesër në zonën e plazhit do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në një pallat 6 katësh, i planifikuar për tu shembur pasi është dëmtuar shumë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të.

    Njiftimi i IKMT-së:

    Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës(IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC,  në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

    Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme. Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark