Makina përplas 11-vjeçarin, arrestohet shoferi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Makina përplas 11-vjeçarin, arrestohet shoferi

    Insajderi
    10 May 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili ka aksidentuar një të mitur duke drejtuar automjetin e tij.

    Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë D.Sh, 20 vjeç banues në Tiranë.

    Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar.

    11-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark