
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar pas takimit që pati sot me ish-presidentin Hashim Thaçi të cilin e vizitoi në godinën ku po qëndron në paraburgim në Hagë.
Rama u shpreh se ish-presidentin Thaçi e gjeti siç tha në top-formë, dhe i bindur se rruga për në Gjykatën Speciale, ishte e pashmangshme për të dëshmuar drejtësinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.
”Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në topformë, i bindur mbase edhe më shumë sesa e kam takuar përpara se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të UÇK-së dhe të udhëheqësve të UÇK-së”.