Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot

    Insajderi
    10 May 2022 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëri-Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 10 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

    Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
    Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 10.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

    220 Lekë/litri për gazoilin;
    212 Lekë/litri për benzinën;
    88 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

    Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
    Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
    Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
    Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark